Bledi Çuçi nxjerr emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga Shkodra, Vlora e Fieri: Liruan ata që duheshin dënuar me minimumi 3 vite burg

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në konferencën për mediat ku foli pas ngjarjeve të rënda që kanë tronditur opinionin publik ditët e fundit, ka nxjerrë edhe emrat e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shkodër, Vlorë dhe Fier, që kanë dhënë masa lehtësuese për persona të rrezikshëm që janë arrestuar nga Policia e Shtetit. Këto raste tha ministri, janë vetëm për muajin qershor.

Ministri Çuçi theksoi se ngjarjet e rënda me pasoja fatale, si aksidenti tragjik pranë Vlorës dhe vrasja e katërfishtë në Velipojë pas sherrit për shezlongët, kërkon reflektimin edhe të Policisë së shtetit, por sidomos nga prokurorë e gjyqtarë që çojnë në shtëpi të pandehurit e rrezikshëm.

“Policia e Shtetit përtej të metave e dobësive të saj e përtej përmirësimeve që duhet e do të bëhen, as nuk ndjek cdo makinë që lëviz në rrugët e vendit e as nuk mund të parandalojë një sherr në 1 të natës midis dy fqinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dyja ngjarjet fatale kërkojnë një reflektim nga të gjithë pa përjashtim edhe të policisë së shtetit të cilës gjatë mandatit të tretë qeverisës do i vihen në dispozicion edhe dronë super inteligjentë e sistem modern monitorimi të rrugëve që gjeneron në kohë reale gjoba për shkelësit e kufijve të shpejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi të gjitha duhet të reflektojnë ata prokurorë e gjykatës që nuk kanë kaluar ende procesin e vetingut dhe që operojnë rëndomë me parimin “kap ca të kapësh”.

Se policia ndalon por nuk dënon shkelës kriminelë, ata i dënon gjykata.

Në muajin e fundit kemi shtrënguar masat kundër armëmbajtjes pa leje ku vetëm në këtë muaj, në qershor në 3 raste si ai i Shkodrës, Vlorës e Fierit janë ndaluar në flagrancë nga policia për armëmbajtje pa leje 3 shtetas me precedentë të rrezikshëm penalë, shoqërisht të rrezikshëm madje në një rast njëri kishte edhe fishekë në fole gati për qitje, por fatkeqësisht prokurorët e gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër apo dyshja prokuror- gjykatës Elona Elvora dhe Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurorit Erind Rahovica e gjyqtarit Piro Sota në Fier, përkundër kushteve të flagrancës kanë dhënë masa lehtësuese duke çuar në shtëpi të pandehurit edhe pse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vite heqje lirie“, tha Çuçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?