Bledi Çuçi: Rritja më e madhe! Prej shtatorit rritëm pagat për 75% të punonjësve të Policisë së Shtetit

Gjatë interpelancës në Kuvend me deputetin e opozitës, Ervin Salianji, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka folur edhe për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Prej shtatorit kemi rritur me 15% pagat për 75% të punonjësve të Policisë së Shtetit. Kjo është rritja më e madhe. Po të shtojmë këtu edhe pagesat që iu bëhen për ata që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, mund të themi se është një moment i mirë për trajtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?