“Blen” vdekjen në Shqipëri, për t’i shpëtuar burgut në Belgjikë

Një nënshtetas 52-­vjeçar belg ka arritur të “blejë” vdekjen e tij në Shqipëri.

Ish-­hetuesi i policisë gjyqësore të Belgjikës, Guido V.L, i cili ishte arratisur drejt Shqipërisë, ka mundur që në bashkëpunim me një mjek shqiptar të sigurojë çertifikatën e tij të vdekjes.

I arratisur drejt Shqipërisë një vit më parë, ish-­oficeri e inskenoi vdekjen për të shmangur dënimin e mundshëm nga drejtësia belge, e cila kishte nisur ndaj tij hetimin për pastrim parash dhe aktivitete kriminale.

Por më pas, një koleg i tij e ka njohur në një kafene në Belgjikë dhe ai është prangosur.

Ish­-hetuesi pranoi se kishte inskenuar vdekjen e tij në Shqipëri duke falsifikuar dokumentet me ndihmën e mjekut.

Për këtë, Gjykata e dënoi me një vit burg dhe me gjobë prej 500 euro. 

SHKARKO APP