Blendi Gonxhe: Pse u riktheva në bashki dhe “konflikti” me Ramën

Blendi Gonxhe tregon arsyet që e bënë të rikthehej në Bashkinë e Tiranës, pas ftesës së bërë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Ai shprehet se ishte angazhimi dhe dëshira e tij për ta bërë sa më të jetueshëm kryeqytetin, që e shtynë të rikthehet në bashki tashmë si drejtor i një Agjencie për Parqet dhe Gjelbërimin, që pritet të ngrihet.

“Jam angazhuar pa hezitim për një përpjekje të re, krejt ndryshe dhe për një impakt të ri për Parqet dhe Gjelbërimin rekreativ me ftesë të z.Veliaj. Është nje angazhim për Tiranën në linjë me dëshirën time për të ofruar ide, punë, kohë për ta bërë më të jetueshëm kryeqytetin”, shprehet Gonxhe.

Ish-­nënkryetari i bashkisë, kur ajo drejtohej nga Edi Rama, mohon zërat për ndonjë konflikt me kryeministrin, çka u përfol në vitin 2002 kur ai u largua nga bashkia. Gonxhe nënvizon se nuk ka qenë asnjëherë në konflikt me Ramën. Madje në zgjedhjet e fundit vendore, ai shprehet se ka kandiduar për anëtarë të Këshillit të Bashkiak në koalicion me koalicionin qeveritar.

“Nuk kam qenë në konflikt asnjëherë me z.Rama, përkundrazi, në fushatën e fundit kam kandiduar me ASHE dhe nuk mund të refuzoja një ftesë për të koontribuar për Parqet e Gjelbërimin në qytetin tim”, nënvizon ai Blendi Gonxhe është njëri ndër studentët e lëvizjes së dhjetorit të ’91 dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës në vitet 2000.

Blendi Gonxhe ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, në kohën kur Edi Rama ishte kryetar i saj. Ai ka qenë i përfshirë në punë private, që kur la detyrën si nënkryetar i Bashkisë në vitin 2002. 

 

SHKARKO APP