Blendi Gonxhja: 28 Janari shpallet “Dita e Lirisë – Dita e Visar Zhitit” në Illinois, SHBA

Ministri i Kulturës dhe Ekonomisë, Blendi Gonxhja njofton se “28 Janari shpallet “Dita e Lirisë – Dita e Visar Zhitit” në Illinois, SHBA ✨

Në një moment historik për letërsinë dhe të drejtat e njeriut, Guvernatori i Illinois-it, JB Pritzker, ka shpallur 28 Janarin si “Ditën e Visar Zhitit”, në nder të poetit dhe shkrimtarit shqiptar, simbol i rezistencës ndaj shtypjes.

Kjo datë përkon me lirimin e tij nga burgu më 28 janar 1987, duke e bërë këtë ditë një simbol të triumfit të lirisë mbi tiraninë. Në proklamatë theksohet fuqia e poezisë për të ndriçuar errësirën dhe kontributi i Visar Zhitit në pasurimin e kulturës në Illinois dhe më gjerë.

Proklamata iu dorëzua Visar Zhitit nga Presidenti i Komunitetit Shqiptar në Illinois, AACI, Edon Shaqiri dhe Presidentja e “Care for Albania”, Dr. Sonila Sejdaras në një ceremoni të mbajtur në Chicago,  ku morën pjesë personalitete shqiptare të fushave të ndryshme të cilët jetojnë dhe punojnë në SHBA.

Një ditë për të kujtuar fuqinë e artit dhe të qëndresës!”- përfundon ministri.

 

SHKARKO APP