Blendi Gonxhja: Shqipëria i bashkohet Rrjetit Evropian të Qendrave të Inovacionit

Nga Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë dhe Kulturës-
Një hap i madh drejt inovacionit dhe digjitalizimit në Shqipëri!
Shqipëria i bashkohet Rrjetit Evropian të Qendrave të Inovacionit.
Sot, në Innovation Hub, në Piramidën e Tiranës, prezantuam projektin Digital Innovation Unit, një iniciativë transformuese e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me partnerët tanë: Protik, Bashkia Tiranë, Bashkia Korçë, Outerlynx, Universiteti Europian i Tiranës, Pyramid Center dhe Vodafone Foundation.
🎯 Çfarë synon DIU?
✅ Krijimi i Digital Innovation Hub (pjese e rrjetit EDIH) për të nxitur inovacionin dhe digjitalizimin;
✅ Mbështetje për SME-të dhe startup-et në transformimin dixhital, me fokus në AI dhe Cybersecurity përmes metodës Test Before Invest, me qëllim rritjen e konkurreshmërisë së tyre;
✅ Nxitja e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit me EDIH-të europiane për transferim njohurish dhe akses në investime;
✅ Adresimi i mungesës së aftësive digjitale në Shqipëri përmes trajnimeve të avancuara;
✅ Krijimi i një modeli të qëndrueshëm biznesi për DIU për të nxitur suksesin dhe transformimin digjital në vend.
💬 Gjatë eventit, diskutuam mbi rëndësinë e partneriteteve strategjike për të nxitur konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare nëpërmjet digjitalizimit. Përmes DIU, ne do të mundësojmë më shumë oportunitete për të gjithë ata që synojnë të zhvillojnë ide dhe projekte të reja në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.