Blendi Goxhnja sjell në kujtesë 22 dhjetorin, ditëlindjen e Odhise Paskalit, një legjende të artit shqiptar

Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka sjellë në kujtesë përmes një postimi, 22 Dhjetor 1903, ditëlindjen e një legjende të artit shqiptar, Odhise Paskali. Sot kujtojmë lindjen e skulptorit të madh dhe personalitetit të shquar të artit shqiptar, Odhise Paskali, shpallur me titullin “Nderi i Kombit”.
I lindur në Përmet, ai përfundoi studimet e tij në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Torino të Italisë, në vitin 1927.
 600+ vepra skulpturore që bartin historinë dhe shpirtin e kombit shqiptar.
 Kontribute në publicistikë, estetikë dhe kritikë arti, duke lënë një trashëgimi të pasur kulturore.
Odhise Paskali mbetet një nga figurat më të rëndësishme të artit shqiptar, duke lartësuar identitetin tonë kombëtar në çdo vepër të tij.
Ai u nda nga jeta më 13 shtator 1985, por emri dhe vepra e tij do të jetojnë përjetësisht.

SHKARKO APP