Blendi Klosi bashkë me fëmijët e tij pastron Kepin e Rodonit (FOTO)
Me ardhjen e sezonit turistik, ministria e Mjedisit dhe Turizimit, ndër të tjera ka marrë nismat për të pastruar zonat turistike. E diela nuk ishte një ditë pushimi për familjen e Blendi Klosit dhe 500 vullnetarëve që iu bashkuan për të bërë pastrimin e një ndër zonave më të bukura në vend, Kepit të Rodonit.
Klosi mori djalin dhe vajzën me vete, dhe filloi të pastronte këtë pjesë të vijës bregdetare që shpesh pushtohet nga plehrat.
Jo pa qëllim është zgjedhur dita e djeshme për realizimin e këtij aksion. 22 prilli njihet si Dita e Tokës, e kur më shumë se sa në këtë datë mund të jepen mesazhe për të mbajtur pastër ambientin dhe tokën ku jetojmë.
”Në Ditën e Tokës, me stafin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Agjencive të Mjedisit, Zonave të Mbrojtura, Turizmit dhe Inspektoratit të Mjedisit në një ditë vullnetare pastrimi. Faleminderit 500 punonjësve dhe familjarëve të tyre të cilët bashkë me aktivistët e Ecovolis pastruan një nga plazhet më të bukura, në Kepin e Rodonit”,-shkruan Klosi në facebook.
Ministri Klosi paralajmëroi se toleranca ndaj të gjithë atyre që kryejnë krim mjedisor dhe nuk zbatojnë lejet dhe kriteret mjedisore do të jetë zero. Jo vetëm Inspektoriati, por të gjitha institucionet ligjzbatuese, pas datës 22 prill do të jenë më aktive dhe të rrepta.
Në përfundim të Javës të Tokës ministri Klosi vlerësoi rezultatin e punës falë përfshirjes të të gjitha institucioneve, lokale dhe qendrore,prefektëve, nxënësve dhe aktivistëve vullnetarë. Ministri Klosi theksoi gjithashtu se edukimi mjedisor është një nga pikat më të forta të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.

KOHA JONË SONDAZH

