Blenë vota për PSD në zgjedhjet e 11 majit, GJKKO dënon dy kushërinjtë

Gjykata e Posaçme ka dënuar dy kushërinjtë, Gazment dhe Kalosh Peposhi për blerjen e votave për Partinë Social Demokrate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gazment Peposhi u dënua me 1.9 vite burg dhe do të vuajë dënimin me 1.2 vite burg për shkak të gjykimit të shqyrtuar. Kalosh Peposhi u dënua me 1.7 vite burg dhe dënimi i zbriti në 1.1 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Kalosh Peposhi do të lirohet pasi e ka kryer dënimin me qëndrimin në paraburgim. Dy kushërinjtë Peposhi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë premtuar dhe dhënë para zgjedhësve në njësinë Administrative Ujmisht në Kukës në këmbim të votës për PSD-në e Tom Doshit.

Sipas SPAK, ka pasur përgjime telefonike dhe vëzhgime që faktojnë se dy kushërinjtë blenë vota për PSD-në. Arrestimi i 27-vjeçarit Kalosh Peposhi u bë një ditë para zgjedhjeve të 11 majit, të cilit iu sekuestruan edhe shuma monetare 205.500 lekë të reja dhe 525 euro, një aparat celular (Iphone) dhe një automjet (Mercedes Benz). Në kërkim vijon ende Gazment Peposhi, i cili rezulton edhe kryeplak i fshatit Lusen

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?