Blerim Çela: PD në ristrukturim të thellë, ose të rithemelohet

Partia Demokratike është shkëputur nga demokratët e vërtetë dhe kryetari aktual duket i pafuqishëm për ta drejtuar atë.

Kështu është shprehur Blerim Çela, një prej themeluesve të Partisë Demokratike, gjatë një interviste për mediat, ku hedh akuza të forta mbi lidershipin e partisë, që sipas tij, për shkak të interesave personale e çuan PD-­në drejt humbjes së thellë të 21 qershorit.

Blerim Çela apelon gjithashtu për rithemelim të PD­-së, pasi vetëm në këtë mënyrë sipas tij ajo mund të ringrihet për t’u rikthyer në pushtet, ndërsa apelon demokratët e vërtetë që të ngrihen dhe të largojnë uzurpatorët e PD-­së.

“PD-­ja u kthye në një parti autokratike, që u largua nga baza e partisë, u largua nga njerëzit e saj, nga demokratët e vërtetë. PD humbi sepse në vitin 2009, kur PD­-ja bëri aleancën me LSI­-në, humbi besimin për të qenë forcë e djathtë. Lulzim Basha nuk duhet të jetë më kryetar partie, jo se është i pafatë, por sepse ai nuk doli kryetar i kandiduar nga baza por u përzgjodh nga Berisha. Kjo zgjedhje iu imponua antarësisë së PD­-së për t’u votuar, praktikë kjo e zbatuar edhe në raste të tjera të PD-­së. Koha vërtetoi se Basha nuk pati fuqi të bëhej nj­ësh, prandaj duhet të hapë krahun për ristrukturim të thellë ose rithemelim të PD­-së, pa anashkaluar figurat e larguara nga kjo parti që kanë dhënë shumë për PD-­në e demokracinë e vërtetë shqiptare. Në PD duhet të praktikohet mendimi ndryshe, debati dhe funksionimi i forumeve dhe statusit të partisë por me Bashën dhe Berishën, PD-­ja do të kthehet në një miniparti që do të shuhet. Demokratët e vërtetë duhet të lëvizin, të bashkohen, e largojnë uzurpatorët e PD­-së që e kanë katandisur në këtë gjendje të mjerueshme ku strukurat në bazë janë inekzistente. Shqipëria ka nevojë për një të djathtë të vërtetë. E përsëris, PD-ja ka nevojë të rithemelohet, nëse e lejon z.Berisha me vullnetin e tij pa u përzier në këtë zgjidhje”, ka pohuar ai.

 

SHKARKO APP