Blerina Meta: Do tregoj kur të vd*es, shtëpia në Shënavlash administrohet nga prokuroria
E gjithë familja Meta, është e dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta. Ndonëse të tre fëmijët ndodhen pas hekurave, prokuroria po heton edhe Blerina Metën, gruan e 50-vjeçarit.
Kjo e fundit ende nuk është rrëfyer mbi ngjarjen, gjë që e konfirmon edhe nëna e saj e moshuar, Sanije Tuga.
E moshuara në një intervistë televizizve, tha se e bija kishte deklaruar se kur të rehatohej do të tregonte, duke nënkuptuar që kur të vdiste.
Sakaq, raportohet se Blerina aktualisht qëndron te prindërit e saj në Laç dhe se shtëpia e saj në Shënavlash, është e mbyllur dhe administrohet nga Prokuroria.
Grupi hetimor kthehet shpesh herë në këtë banesë, për të administruar prova.
Prokuroria ka të dyshuar dhe nënën e 3 fëmijëve, edhe pse nuk ka lëshuar ende një urdhër-arrest për të, pasi dyshohet se është bashkëpunëtore.
Në një deklaratë për mediat, vëllai i Pëllumb Metës, lëshoi akuza në drejtim të kunatës së tij, ndërsa e akuzoi atë se është autore e vrasjes.
Ai tha se i fal nipërit e tij, por Blerinën kurrë. “Fëmijët i fal, se janë viktimë. Nuk ka arrit askund në botë të vrasë vajza sepse nuk do të fejohet. Edhe si e ka pas mbajtur ai atë vajzë, si vajzën e vogël”, tha ai.