Blerta: Nëna vdiq teksa humbi shpresat për të ringjallur motrën
Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia në Kombinat, thotë se nëna e saj u rrëzua në dysheme kur po lutej që të ringjallej motra, e cila kishte ndërruar jetë që mars të 2019.
“Nëna vdiq teksa humbi shpresat për të ringjallur motrën. Momenti kur ka vdekur është teksa po lutej për motrën. Prej më shumë se 1 muaj mami dhe unë nuk po konsumonim asgjë pasi vendosem të bënim këtë sakrificë për motrën. Kishim lexuar nëpër rreshtat e Biblës dhe revistave fetare se nëpërmjet sakrificës sonë, Zoti do na i shpërblente në ringjalljen e motrës. Nëna po lutej kur u rrëzua në dysheme nga pafuqia për të ringjallur motrën”.
Blerta u gjet në kushte të rënda shëndetësore mbrëmjen e 2 korrikut në banesën ku edhe e ëma e saj Zhaneta dhe motra Anisa ishin të pajeta. Policia e Tiranës ka nisur edhe një verifikim në disa prej institucioneve fetare ku dyshohet se pjesëtarët e familjes Josifi kishin qenë anëtare apo kishin kontakte, pasi kishin lënë Përmetin dhe ishin vendosur me banim në Tiranë.
Edhe pse trupi i pajetë i Anisës është lyer me vaj e me uthull për 15 muaj me radhë, në mënyrë që të mos ndihej era, aroma ka deportuar edhe në shtëpitë e fqinjëve, të cilët mendonin se e gjitha vinte për shkak të tubacioneve dhe nuk e kishin çuar ndërmend se në pallatin e tyre mbahej e vdekur e reja. Krevati ku kishte qëndruar Anisa ishte pranë dritares së dhomës së gjumit, pranë së cilës ishte vendosur edhe një ventilator.