Shkodër/ Blindohet stadiumi shkodran.Snajpera në çdo qoshe

Sonte zhvillohet ndeshja miqësore e kombëtares shqiptare me përfaqësuesen e Marokut, stadiumi “Loro Boriçi” i cili inagurohet sot. Ai është blinduar nga forca të policisë.
Qindra efektivë kanë rrethuar të gjithë zonën, ndërsa mbi stadium janë vendosur dhe snajperistë me armë të kalibrit të fundit.
Sikundër ishte paralajmëruar, bizneset që ushtrojnë aktivitetin përreth stadiumit kanë mbyllur aktivitetet në orën 15:00.
Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen, duhet të jenë të pajisur me bileta dhe me dokumenta identifikimi.
Nuk do të lejohen as sende të forta.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në stadiumin e Shkodrës ‘Loro Boriçi’ ku  luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Marokut.

Por një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur mes Kryeministrit dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi. Rama ka debatuar ashpër me Ademin duke i thënë qartë se Bashkia e Shkodrës nuk do të marrë asnjë fond nga Qeveria. Kështu bën të ditur portali “Lapsi.al”, duke iu referuar burimeve.

Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku nga qeveria, pa prishur më parë shtëpitë rreth stadiumit”,mëson “Lapsi.al” që Kryeministri Rama t’i ketë thënë kryebashkiakes Voltana Ademi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ademi është ankuar edhe më herët se Shkodra është lënë në harresë nga qeveria. E në fakt, Rama nuk harroi ta përmendte këtë gjë sapo mbërriti në Shkodër duke u kujtuar gazetarëve me ironi se çfarë kishte thënë kryebashkiakja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkodra edhe pse një qytet i madh është lënë jashtë vëmendjes së qeverisë në shpërndarjen e fondeve. Për këtë mjafton të shohësh programin kombëtar të“Rilindjes Urbane”, ku Shkodra merr më pak fonde sesa bashki të tjera periferike si Roskoveci dhe Maliqi.

policia loro borici
loro borici masat
loro borici 3523476
loro borici snajper
loro borici345
masat e policise loro boricii
loro borici 124235
policia234

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?