Ambasada e SHBA për ardhjen e Blinken në Shqiperi: Vizitë historike!

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka konfirmuar se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me drejtues të drejtësisë në vendin tonë.

Blinken do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

Mirë se vjen në Shqipëri, Sekretari Blinken!
Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës.
Na ndiqni përgjatë kësaj vizite historike”, shkruan ambasada.

SHKARKO APP