Blinken takim me Dumanin e SPAK-ut dhe krerët e tjerë të sistemit të drejtësisë
Aktualitet E Enjte, 15 Shkurt 2024 16:30
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua edhe me kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçajn, Kryetarin e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin. Takimi u zhvillua te Piramida, pas aktivitetit me të rinjtë që Sekretari Amerikan i Shtetit zhvilloi rreth orës 15:00, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.