Bllokime nga dëbora në Lezhë, Qafa e Ulzës dhe rruga drejt Kishës së Laçit të pakalueshme

Policia Rrugore e Lezhës ka njoftuar për bllokimin e disa segmenteve rrugore për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Segmenti rrugor nga Skuraj në drejtim të Ulzës është i bllokuar në Qafë të Ulzës, duke penguar qarkullimin e mjeteve në këtë zonë.

Një tjetër rrugë e bllokuar është ajo që të dërgon te Kisha e Laçit, ku reshjet e borës kanë krijuar vështirësi të mëdha për kalimin e mjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia apelon drejtuesit e automjeteve të shmangin këto segmente deri në përmirësimin e situatës dhe të marrin masa për udhëtime të sigurta, duke përdorur goma dimërore ose zinxhirë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Nga Lezha njoftohet se Moti i ftohtë, i shoqëruar me reshje dëbore dhe erë të fortë, ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, si brenda qytetit ashtu edhe në superstradën që përshkon Lezhën.
Për shkak të situatës, Njësia e Qarkullimit Rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Lezhës ka nisur monitorimin e akseve kryesore, duke vendosur patrulla në pika fikse si në segmentin Lezhë-Shkodër, ashtu edhe në segmentin Lezhë-Milot.
Policia Rrugore po kontrollon gjendjen teknike të gomave dhe kushtet që duhet të plotësojnë mjetet për të lëvizur në rrugë. Gjithashtu, është apeluar që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe, në rast problematikash, të kontaktojnë për ndihmë dhe asistencë në numrin 129.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?