Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, Policia: Në pikat kufitare po lajmërojmë shoferët

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Dhimitraq Ziu, thotë se në pikat kufitare po lajmërojmë shoferët, pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas. ”Hartuam një plan masash të detajuara për të marrë masa të posaçme për sigurinë rrugore në të gjitha akset, ku do të përfshihen të gjitha mjetet, përveç vendit ku kishte ndodhur dëmtimi. Drejtoria e Policisë së Migracionit dhe Kufirit orienton në pikat e kalimit kufitar për të gjithë situatën dhe drejtimin e lëvizjes në akset e ndryshme. Detyrat e posaçme janë ndalimi i lëvizjeve drejt vendit ku është dëmtuar aksi rrugor, orientimi sipas udhëzimeve të ARRSH dhe respektimi i Kodit Rrugor”,- tha Ziu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?