Bllokimi i negociatave është izolim i Shqipërisë
Nga Elda Hoti, deputete e Kuvendit të Shqipërisë
Te nderuar kolegë! Tetori eshte muaji i proves madhe per shqiperine! Tetori eshte muaji i proves madhe te pjekurise ose cmendurise se klases politike shqiptare Klasa jone politike do të kaloj provimin e madh ne rrjeten europiane. Nuk do gjykohet qeveria, nuk do gjykohet opozita, nuk do gjykohet populli, nuk do gjykohet origjina jone, tetori do jet provimi dhe gjykimi i shtetit shqiptar! Humbja e provimit eshte izolim i shqiperise. Fitorja dhe integrimi eshte hapje e familjes madhe europiane per miliona shqiptar. Ne duhet te bashkohemi socialist dhe demokrat.
Ne duhet organizohemi te majte dhe te djathte. Ne duhet te pajtohemi Gege dhe Toske. Ne duhet te jemi si nje simbol kuqezi ne dyert e europes larg ndasive dhe pertej konfliktit per te treguar se e duam europen me shume se partite tona. Se e duam europen me shume se interesat tona. Po a mundet te na pranoj Europa kur ne nuk numerojme ende votat e popullit ne zgjedhje. Po a mundet te na pranoi europa kur ne nuk burgosim asnje politikan?! Po a mund te na pranoje europa kur ne skemi gjykata te nivelit te larte?! Po a mundet te na pranoje europa kur kryeministri dhe presidenti jane ne lufte me njeri-tjetrin?! Po a mundet te na pranoje europa kur ne nuk garantojme te drejtat e njeriut? Po a mund te na pranoje europa kur mbi 50% e popullit ha vetem nje vakt ushqim se nuk ka mundesi me shume?!
Po a mundet te na pranoi europa kur ne skemi drita dhe uje 24 ore?! Me falni te nderuar koleg po antarsohemi ne Bashkimin Europian apo ne Bashkimin Afrikan? Po si mund te na pranoi europa kur lideret tane politik ende nuk ulen ne nje tavoline per te biseduar. Si mund te na pranoj europa kur qeveria dhe ish opozita shikohen si armike me njera – tjetren. Si mundet te na pranoj europa kur komisioni Venecias lexohet bardh e Zi nga dy pale dhe e kane te pamundur te gjejne nje zgjidhje.
Ke duhet te fajesojme ne? Popullin? Jo jo shqiptaret jane europian dhe nuk e meritojne kete klase politike te korruptuar qe na mban peng 30 vjet! Per hir te Zotit dhe ne emer te vuajtjeve te miliona shqiptarve largohuni. Largohuni ose te pakten mendoni me zemer dhe me shpirt per te ardhmen e ketij vendi. Per njehere te vetme mos u tregoni egoist dhe të shikoni vetem interesat tuaj partiak. Une jam sot ketu dhe e dua kete vend shume me shume se ata qe ishin me pare dhe shume më shume nga disa qe jane akoma ketu. E dua me gjithe shpirt zhvillimin e vendit tim. Dhe une sot i drejtohem europes, ne Shqipetaret po mbahemi dhe jemi mbajt peng nga politika. Na ndihmoni te shpetojme nga kjo klase politike, qe e kane kthyer ne biznes te ardhmen e femijeve tane. Hapni krahun dhe lini hapesire per nje brez te ri dhe per nje elite politike europiane. Ju skeni aspak lidhje me europen. Shqiptaret po. Ata jane me zemer dhe më shpirt brenda ne Europe!