Bllokimi i rrugëve për 3 orë, Meta reagon nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas protestës së opozitës që bllokoi akset rrugore të vendit nga veriu në jug, në 6 nyje nevralgjike.

“Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.

Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”, shkruan Meta në rrjetin social.

SHKARKO APP