Bllokimi i Shqipërisë, Von der Leyen kërkon heqjen e të drejtës së vetos

Vetoja që kanë shtetet anëtare në Bashkimin Europian, janë një ”armë” që Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kërkon që ti hiqet.

Ajo thotë se blloku duhet të jetë në gjendje të përgjigjet shpejt për zhvillimet gjeopolitike dhe t’i japë fund kushtit të unanimitetit për vendimet e politikës së jashtme.

“Ne duhet të kalojmë në votim me shumicë të cilësuar”, u shpreh ajo duke iu përgjigjur pyetjes së edicionit europian të medias Politico nëse BE duhet të ndryshojë procesin e vendimmarrjes për të anëtarësuar anëtar të rinj, jo vetëm Ukrainën dhe Moldavinë, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Zyrtarja e lartë e Unionit tha se pret që liderët e 27 vendeve anëtare dhe qeveritë e tyre të miratojnë rekomandimin e Komisionit për tu dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin kandidat.

SHKARKO APP