Bllokimi nga bora, e sëmura nga Kukësi me varkë në spital
Situata vazhdon që të jetë problematike për shkak të reshjeve të dëborës që përfshinë vendin edhe në 24 orët e fundit.
Në veri vazhdojnë që të jenë të bllokuar disa zona në Shkodër, Kukës dhe Dibër.
Pas dëborës i gjithë vendi është përfshirë nga ngricat dhe temperaturat e ulëta.
Në Kukës ka pasur edhe disa raste urgjencash. Nga fshati Kryemadh i Malziut u transportua një i sëmurë, por gjatë rrugës pati vështirësi për shkak të bllokimit të ambulancës në afërsi të fshatit, por u hap pas ndërhyrjes së mjeteve.
Në fshatin Pistë u transportua për në spital një vajzë 17 vjece me vështirësi pas hapjen së rrugës.
Nga Surroj një grua është transportuar me varkë nga liqeni i Kukësit deri në Bushat ku e priste ambulanca për ta dërguar në spitalin e Kukësit.
Po dje, është transportuar drejt spitalit të Kukësit një i sëmurë nga fshati Shkinak i Grykecajes me mjete te Njesise Administrative te Grykecajes.

