Bllokohen 7 makina luksoze, zbulohen kazino të paligjshme

Policia e Tiranës ka bllokuar 7 makina luksoze, njëra prej të cilave është e blinduar, të dyshuara të blera nga të ardhura të përfituara nga aktiviteti kriminal. Ndërkohë, janë zbuluar edhe dy kazino të paligjshme dhe është arrestuar 34-vjeçari Kristaq Sinaj, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas përdorte lokalin e tij kazino për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shitjes të lëndës narkotike të llojit kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal kazinon në rrugën “Mikel Maruli” është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

Swiss Digital Desktop Reklama

– 3 doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kokainë të cilat rezultuan të peshës 1.4 gramë

Swiss Digital Mobile Reklama

– 3 tavolina pokeri

– 30 fisha për organizim lojërash fati

– enë me mbetje lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Gjithashtu procedohet në gjëndje të lirë shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin e tij në rrugën “Mikel Maruli”, ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?