Bllokohen në Portin e Durrësit 1.5 milionë euro

Një sasi e madhe prej 1.5 milionë eurosh është bllokuar në Portin e Durrësit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se sasia e parave ishte fshehur në një makinë tip “Toyota” pa targa.

Mësohet se makina ishte nisur nga Belgjika dhe sipas raportimeve nuk kishte një destinacion përfundimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?