Bllokohen në Portin e Durrësit 1.5 mln euro, ishin fshehur në një “Toyota”

Një sasi e madhe prej 1.5 milionë eurosh është bllokuar në Portin e Durrësit. Burime nga policia bëjnë të ditur se sasia e parave ishte fshehur në një makinë tip “Toyota” pa targa.

Mësohet se makina ishte nisur nga Belgjika dhe sipas raportimeve nuk kishte një destinacion përfundimtar.

Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka nisur hetimet në lidhje me paratë e sekuestruara në makinën Toyota.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?