Bllokohet 1 ton mjaltë në Tepelenë, AKU: I falsifikuar dhe i dëmshëm

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë tre aksioneve të zhvilluara brenda muajit ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë tek zona e njohur si uji i ftohtë në Tepelenë. Sipas drejtorit të AKU-së Gjirokastër Besnik Brahimi  ky mjaltë  ka rezultuar jo vetëm i falsifikuar por edhe i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

 Nga analizat e kryera në laborator vetëm 40 % e këtij produkti ka përmbajtje të mjaltit të zakonshëm, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga elementë të tjerë të dëmshëm për t’u konsumuar. AKU  do të vazhdojë inspektimet në terren  për të ndalur tregtimin e mjaltit në këtë zonë që konsiderohet i rrezikshëm për shkak të përmbajtjes së lartë të glukozës.

SHKARKO APP