Bllokohet 180 kg djathë me niseshte tregun Agro-Ushqimor
Rreth 180 kg djathë, janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë, pasi rezultoi se në përbërje të tij kishte niseshte, bëri me dije AKU.
Sipas raportit të AKU-së, nga inspektimet është konstatuar që një subjekt furnizuar sipas një fature të thjeshtë tatimore nga Shkodra.
Nisur nga ky kontroll, DRAKU Shkodër nisi menjëherë inspektimin në subjektin, nga ku konstatoi që kryente veprimtari në kundërshtim me ligjin, pasi nuk zotëronte asnjë dokumentacion shpjegues për gjurmueshmërinë e produkteve.
Ndërkohë ligji në fuqi parashikon që çdo subjekt e ka detyrim ligjor për të patur të dhëna të plota e dokumentuara për lëndën e parë të furnizuar dhe për çdo furnizim për të tretë, me produktin përfundimtar të kryer.
Menjëherë nga trupa e inspektorëve të AKU Shkodër u mor masë administrative ndaj këtij subjekti si dhe u vendos masa e bllokimit të produktit djathë të falsifikuar, i cili sipas proçedurës do të asgjesohet.
KOHA JONË SONDAZH

