FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bllokohet aksi Librazhd–Prrenjas, radhë kilometrike makinash te “Arrat e Gurrës”

Bllokimi i aksit rrugor Librazhd–Prrenjas ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve që prej mëngjesit të kësaj të shtune. Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur sërish të udhëtojnë drejt juglindjes, duke mbetur të bllokuar në trafik pranë zonës së njohur si “Arrat e Gurrës”.

Në këtë segment është krijuar një kolonë kilometrike mjetesh, pasi qarkullimi është ndërprerë për arsye sigurie. Autoritetet vendosën mbylljen pa afat të rrugës, për shkak të rrëshqitjes së dherave që rrezikon stabilitetin e urës në këtë zonë.

Kreu i Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, duke paralajmëruar se çdo tentativë për ta përdorur do të sjellë pritje të gjata dhe vështirësi në qarkullim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në njoftimin zyrtar, ARRSH këshillon përdorimin e itinerarit alternativ Maliq–Lozhan–Moglic–Gramsh–Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës dhe garantimin e sigurisë në aksin Librazhd–Prrenjas. Autoritetet pritet të monitorojnë nga afër zhvillimet në terren dhe të njoftojnë për çdo ndryshim në qarkullim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?