Bllokohet aksi Tiranë-Elbasan nga rrëshqitja e dheut, lëvizja nga Durrësi

Mëngjesin e sotëm, Policia ka bllokuar të dy krahët e rrugës Tiranë – Elbasan, pasi një masiv dheu është shkëputur në afërsi të fshatit Ibë në mesnatë, masiv që ka rënë mbi shtratin e rrugës dhe ka rrëzuar edhe një shtyllë të tensionit të lartë.

Policia ka marrë masa duke bllokuar rrugën, për shkakun se nga rrëshqitja e dheut rrezikohen edhe disa shtëpi. Bllokimi i rrugës ka rënduar trafikun në drejtim të Elbasanit e ri rrjedhim, Policia Rrugore po i orienton makinat të kalojnë nga Durrësi.

SHKARKO APP