Bllokohet kontenieri me mallra kineze, do të shiteshin si “firmë” me çmime të larta
Një kontenier me mallra të falsifikuar është bllokuar sot në Doganën e Durrësit.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se malli vinte nga Kina dhe se bëhet fjalë për syze të markave të ndryshme, çanta, portofolë, të gjitha sipas burimeve, false.
Burime nga Porti i Durrësit bëjnë me dije se këto mallra ishin të kopje të falsifikuara të firmave të mëdha botërore dhe do të hynin në tregun tonë si origjinale, ndërsa në deklarime janë emërtuar si mallra të thjeshtë, pa marka.
KOHA JONË SONDAZH

