Bllokohet pika e karburantit ku ndodhi shpërthimi: E pa sigurt
Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka bllokuar pikën e karburantit Lezhë-Milot, pak ditë pasi depozita e gazit shpërtheu duke shkaktuar 7 të plagosur.
Sipas ISHT-së, pas verifikimeve të kryera nga grupi i punës rezulton se kjo pikë nuk i plotëson kushtet e sigurisë, ndërsa do të operohet edhe me sanksione të tjera që parashikon ligji ndaj subjektit në fjale.
Mbrëmjen e së shtunës në këtë pikë karburanti shpërtheu një depozitë me 5 mijë litra gaz ku mbetën të plagosur 7 persona mes tyre edhe dy fëmijë si dhe u dëmtuan 10 automjete që ndodheshin të parkuara aty pranë.
Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ndodhi pas rrjedhjes së gazit në momentin e furnizimit të një automjeti.
KOHA JONË SONDAZH

