Bllokohet plotësisht aksi rrugor Librazhd-Pogradec: Ka rrëshqitje të rrugës, ura po rrëzohet!

ARRSH njofton urgjent se rruga Librazhd-Pogradec është bllokuar pa afat sepse po rrëshqet rruga. Po kështu Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se edhe ura kryesore e këtij aksi po rrëzohet, pasi themelet e saj po thërmohen.

Si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej javësh, por prej 48 orëve ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun. Ka një përkeqësim të vazhdueshëm. Në mëngjes ishte spostuar 27 m, aktualisht është 29 m. Poshtë urës po thërrmohet betoni, kështu që jemi të detyruar të bllokojmë totalisht rrugën edhe për mjetet normale. Parashikim për hapjen nuk mund të bëjmë, por do të nisim menjëherë nga puna. Ju lutemi shumë ta shmangni këtë rrugë patjetër, sepse do të gjendeni në radhë pritjeje. Nuk jemi në gjendje ta themi sa do të zgjasin punimet. Ura në këtë moment nuk shfaq siguri. Shkaqet janë natyrore, zona është ujëmbajtëse”, u shpreh kreu i ARRSH.

Ndaj mos e merrni këtë aks rrugor se do mbeteni në rrugë, pasi nuk lejohet kalimi. Mësohet se ky aks është riparuar para dy viteve nga firma ndërtuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?