Bllokohet prapë Kapshtica, Greqia vazhdon grevën

Protesta e tejzgjatur e fermerëve grekë ka shkaktuar edhe këtë të mërkurë kufizim të orarit të punës së rregullt në doganën e Kapshticës.

Kështu, edhe për sot, sot policia njoftoi se dogana nuk do të funksionojë sërish që prej orës 11.30- 19.00, njoftim ky që është bërë sërish vetëm pak kohë para kufizimit të orarit nga pala greke.

Prej disa ditësh, qytetarët apo mallrat që udhëtojnë nga Kapshtica po vuajnë anomali në qarkullim për shkak të protestave të fermerëve grekë matanë kufirit.

SHKARKO APP