Bllokuan rrugën për çmimin e naftës, procedohen 15 protestues
Procedohen penalisht nga komisariati i policisë së Korçës rreth 15 persona të cilët kanë protestuar ditën e djeshme. Procedimi është bërë për shkak të bllokimit të aksit nacional Korçë-Pogradec, në fshatin Çiflig. Protestuesit e proceduar do të japin deklaratat në komisariat ditën e sotme. Ndërkohë që pritet vendimi i gjykatës lidhur me ta. Një ditë më parë, protestues të zonës mbajtën të bllokuar rrugën për rreth një orë, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.
KOHA JONË SONDAZH

