Blushi nga PL takim me banorët e Babrrusë: Entuziazmi për fitoren ndihet në çdo bisedë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi një takim me banorët e zonës së Babrrusë. Ai theksoi rëndësinë e bashkimit të qytetarëve të ndershëm për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Blushi prezantoi pikat kryesore të programit, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, përfitimet për profesionistët dhe biznesin e vogël, si dhe masa të tjera që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme të shqiptarëve.

Postimi i plotë

Bashkimi i njerëzve të ndershëm dhe punëtorë për të shkulur të keqen nga rrënjët është madhështor. Entuziazmi për fitoren ndihet në çdo bisedë.
Shanset dhe mundësitë e mëdha që u jep shqiptarëve programi ynë mirëpriten kudo.

-Minimumi jetik 200 euro.

-Rritje të pensioneve me 20%.

-Paga minimale 500 euro dhe rroga mesatare 1200 euro

-Karta e konsumatorit 450 euro

-Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

-Taksat lokale nuk do kalojnë 1% të xhiros vjetore.

Votoni numrin 1 për vete dhe familjen!

SHKARKO APP