Blushi: Nuk luftoj për post, Nanos i kërkova të dorëhiqej kur isha ministër

Deputeti socialist, Ben Blushi ka ironizuar Taulant Ballën në emisionin “Opinion”. Moderatori vendosi disa inserte ku Balla kritikonte Blushin.

Por ky i fundit dha një përgjigje origjinale. “Në parti ka edhe partizanë, edhe ballistë. Unë për vete jam partizan, kaq di të them”, tha Blushi, duke vënë në dukje se Balla ishte “ballist”.

Sigurisht që kjo shprehje e tij është thënë në mënyrë figurative. Ai më tej, duke folur për Ballën tha, se “ai nuk e di as vetë se çfarë është, tani e ka kuptuar”.

 Nanos i kërkova të dorëhiqej kur isha ministër në vitin 2003

Blushi i është përgjigjur pyetjes nëse do të kritikonte qeverinë po të ishte pjesë e kabinetit qeveritar.

Ai tregoi një episod me qeverinë “Nano” kur ishte ministër dhe se si i kërkoi këtij të fundit të jepte dorëheqjen.

“Kam një provë. Në vitin 2003 kur kam qenë ministër i PS­së, qeveria mbeti me tre zv/ministra. Grupi Parlamentar u përça se u krijua grupi i LSI­së. Qeveria s’kishte numra të votonte ministrat dhe shkova në zyrën e Nanos dhe i kërkova të dorëhiqej. E ka përmendur edhe Nano në një takim në Vlorë”, tha Blushi.

SHKARKO APP