Blushi: Prioriteti i PL-së është indeksimi i plotë i pensioneve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se varfërimi progresiv i pensionistëve shqiptarë vijon me ritme dramatike. ”Pensionistët shqiptarë janë sot më të varfërit e kontinentit, sepse të ardhurat e tyre minimale janë 6 herë më të ulta se mesatarja evropiane, por ata përballen me çmime sa 91% te çmimeve te mesatares evropiane”,-tha Blushi.

Sipas tij, pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër edhe se në vitin 2013. ”12 vite më parë masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet ishte 68 % e pagës minimale, ndërsa aktualisht masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet është 47% e pagës minimale”, tha ai.

Ai premtoi se indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve. ”Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese si dhe sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore, që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve”,-tha më tej.

SHKARKO APP