Blushi: Rama nuk rriti pensionet, sepse ai i rriti pagën vetes dhe ministrave 70-90%
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi një takim me anëtarët e partisë në njësinë 4 në Tiranë. I shoqëruar edhe nga zv/presidentja Erisa Xhixho, Blushi tha se Rama nuk ka rritur pensionet e shqiptarëve, sepse ka rritur pagën e vetes së tij dhe ministrave të qeverisë.
”12 vite pasi Edi Rama erdhi në pushtet, shqiptarët janë më të varfër se në vitin 2013 dhe ndërkohë ai vetë pi çdo ditë të paktën një shishe verë prej 33 mijë eurosh, e barbartë me 14 vite pension minimal.
Çfarë mund të bëjë një familje me 4 anëtarë me 15 mijë lekë të vjetra në muaj kur ndërkohë kryetari i Bashkisë vetëm për blerjet onlinë të bashkëshortes së tij, harxhon 1 milionë euro?
Ndaj ne jemi kritikë edhe me këtë të ashtuquajtur ”Drejtësi të Re”, që në fakt nuk është asgjë tjetër vecse një drejtësi e kapur për fyti nga Edi Rama”.
KOHA JONË SONDAZH

