Blushi: Reforma territoriale, projekt për shpopullim dhe grabitjen e të pasurive të vendit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha sot në Kuvend se përmes riorganizimit të bashkive synohet shpopullimi dhe grabitja e pasurive të vendit. Gjatë seancës plenare në Kuvend ku diskutohet reforma territoriale, Blushi tha se ndryshimet e propozuara nuk lidhen vetëm me kufijtë administrativë, por prekin drejtpërdrejt komunitetet, familjet, pronat, bizneset, historinë dhe identitetin e zonave.

“Sot nuk do të ndryshohen thjesht disa kufij administrativë. Sot është një ditë e zezë për këtë Kuvend, për Shqipërinë, sepse ky Kuvend, pa asnjë mandat popullor, ka vendosur të ndryshojë jetët e qindra mijëra shqiptarëve”, tha Blushi. Ai akuzoi qeverinë se synon të shpopullojë territore për të shfrytëzuar pasuritë e tyre natyrore dhe ekonomike. Ai përmendi Klosin, Memaliajn, Vjosën, Maliqin, Fushë-Arrëzin, Spillenë dhe Patosin, duke lidhur secilën zonë me burime apo potenciale të ndryshme ekonomike.

“Po përse Edi Rama ka vendosur t’i shkrijë këto 15 bashki? Sepse në Klos do të grabisë kromin, sepse në Memaliaj do të grabisë qymyrgurin, do të ndërtojë resorte në Vjosë, Maliqi është hambari i Shqipërisë, do të grabisë pyjet e pafundme të Fushë-Arrëzit dhe naftën në Patos”, u shpreh Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blushi tha se reforma është ndërmarrë pa pyetur komunitetet e prekura. “Kur bashkon territore pa pyetur njerëzit që jetojnë aty, nuk ke bërë thjesht një riorganizim administrativ. Ke marrë një vendim për të ndryshuar jetën e njerëzve pa miratimin e tyre”, tha Blushi. Duke iu referuar Libohovës, Blushi e lidhi kundërshtimin e reformës me trashëgiminë historike të qytetit dhe figurën e Avni Rustemit. Blushi u bëri thirrje deputetëve të reflektojnë përpara votimit, duke theksuar se secili prej tyre do të mbajë përgjegjësi për votën e dhënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?