BNA bashkon Shqipërinë dhe diasporën në një rrjet global të biznesit

Nga Business Network Albania (BNA)

Tirana do të jetë qendra e një nisme të re ekonomike më 29 nëntor, kur në ambientet e “Marriott Tirana” do të zhvillohet “Eventi i Lanҫimit” të Business Network Albania (BNA, një rrjet inovativ që synon të lidhë bizneset shqiptare me ato të diasporës në një platformë bashkëpunimi me standarde ndërkombëtare.

Kjo nismë, e udhëhequr nga themeluesi dhe kryetari i BNA, Hudi Shehu, vjen me një qasje të re ndaj konceptit të rrjetëzimit. Në vend të takimeve formale apo eventeve simbolike, BNA vendos në qendër rezultatet konkrete, marrëveshjet, partneritetet dhe financimet që lindin si pasojë e takimeve të organizuara nga rrjeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bizneset shqiptare nuk kanë nevojë për shumë evente, por për marrëveshje reale. BNA është ura që lidh besimin me veprimin, ku çdo anëtar fiton kohë, çdo takim ka vlerë dhe çdo lidhje ndërtohet për rezultate,” deklaron Shehu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja e 29 nëntorit është konceptuar si një mini-konferencë, që do të mbledhë sipërmarrës, investitorë dhe drejtues ekzekutivë nga brenda dhe jashtë vendit. Përveç prezantimit të platformës BNA, programi do të përfshijë fjalime nga figura të njohura të biznesit, të cilët do të ndajnë përvoja mbi partneritetet ndërkombëtare, inovacionin dhe sfidat e transformimit digjital.

Nën moton “Inovacion. Rrjetëzim. Bashkëpunim.”, BNA synon të krijojë një model të ri zhvillimi ekonomik, të matshëm, të besueshëm dhe të hapur ndaj bashkëpunimeve reale. Pjesëmarrësit në event do të kenë mundësi të bëhen pjesë e një komuniteti që nxit rritjen, investimet dhe lidhjet strategjike me vlerë të shtuar.

29 Nëntor, Marriott Tirana – Eventi i Lanҫimit
Regjistrohu në event.bna.al për të siguruar vendin tënd.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?