Boçi: Berisha rrëzoi alibinë se nuk respekton institucionin, Prokuroria pretendonte që…

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi i ftuar në studion e emisionit ”Open” ka komentuar vajtjen për herë të parë në ambientet e SPAK-ut të Sali Berishës. Boçi tha se Berisha ka shprehur gatishmërinë për të respektuar institucionet dhe se ditën e sotme ai ka mbrojtur Kushtetutën duke mos iu përgjigjur thirrjes së parë të SPAK.

”Berisha ka shprehur gatishmërinë për të respektuar institucionet dhe masën e paraqitjes nuk e ka respektuar për të ruajtur parlamentin. Nëse SPAK do ndiqte rrugën ligjore dhe do kërkonte që deputeti të pyetej pa masë sigurie, sigurisht që Berisha do bënte të njëjtin akt si sot në raport me pyetjen.

Në këtë rast është e qartë që interesi i publikut lidhet edhe me fatin e situatës zgjedhore. Qëllim i SPAK ishte të merrte Berishën në pyetje, pse duhet të kalonte në masa arbitrare ndaj një deputeti? Berisha mbrojti Kushtetutën, sistemi i drejtësisë duhet të jetë i balancuar në raport me parlamentin dhe ekzekutivin.

Sot Berisha rrëzoi gjithë alibinë që nuk respekton institucionin. Ata pretendonin që Berisha nuk do respektonte këtë marrje në pyetje dhe do përgatitnin një masë tjetër ndaj tij. Pyetjet ishin sikur Prokuroria kishte zbritur nga Marsi”,-tha Boçi.

SHKARKO APP