Boçi: Brutaliteti i policisë me përdorimin e lëndëve helmuese (FOTO)
Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka postuar disa foto nga urgjenca, aty ku disa protestues kanë marrë ndihmën e parë, pasi Policia përdori gaz lotsjellës. ”Brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta. Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët”,-shkruan Boçi.
Postimi i plotë
Brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta. Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët. Kodhel Çala është sulmuar nga afër me pistoletë lënd-hedhëse, drejt e në sy.
Ka humbje shikimi dhe komplikacione në frymëmarrje. Flamurmbajtësi, i veshur me simbolet e flamurit, Ago Nuhaj, goditet dhe ai. Gjendja shëndetësore është e agravuar me shikimin dhe frymëmarrjen. Ky është regjimi i “hajdutit” psiqik. Fundi është afër!
KOHA JONË SONDAZH

