Boçi: Ka ardhur dita, sojin kriminal ta hedhim nga urat e pushtetit
Ish-deputeti i PD-së për qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi është përfshirë në një incident me policinë, e cila e ka shoqëruar dhe më pas e ka lënë të lirë.
Përplasja ka ndodhur para vizitës së kryeministrit Rama në Cërrik, ku Boçi bashkë me disa simpatizantë të PD e pritën me protesta. Përmes një postimi në facebook, Boçi thotë se ka ardhur dita që ”sojin kriminal ta hedhim nga urat e pushtetit”.
Më tej, Boçi shkruan se: ”Përfaqësuesi që përdhos uniformën dhe i lëpin këmbët krimit duke imituar Kryeministrin e tij. Shërbëtori i krimit që ka bërë dëshmi të rremë. Me sjellje shtazarake e kërcënime për jetë ndaj qytetarëve në protestë, kërkoi të bënte ushtarin e mirë para shefit Kryeministër, të çorientuar plotësisht nga protestat”.
Postimi i plotë
Sot protestuam paqësisht ndaj Kryeministrit të bandave në Mollas. Por banditët me uniformë policie, nuk e përmbajtën tërbimin e tyre. Kërkonin të largonin me dhunë protestuesit edhe nga rruga e këmbësorëve. Më i zellshmi midis tyre, jeniçeri i krimit, Albert Nushi i cili u konfrontua pa shkak fizikisht dhe verbalisht. Personazhi polic, që paguan para për Fred Alizotin që ky të luajë rolin. I provuar në përgjimet e prokurorisë.
Përfaqësuesi që përdhos uniformën dhe i lëpin këmbët krimit duke imituar Kryeministrin e tij. Shërbëtori i krimit që ka bërë dëshmi të rremë. Me sjellje shtazarake e kërcënime për jetë ndaj qytetarëve në protestë, kërkoi të bënte ushtarin e mirë para shefit Kryeministër, të çorientuar plotësisht nga protestat. Kjo është policia politike e juntës sē instaluar në pushtet. Krimi bën kërdinë e venerohet dhe shpërblehet nga policia.
Qytetarët dhunohen, arrestohen, trajtohen si kriminelë, pse kërkojnë zgjedhje të lira, drejtësi e siguri. Por dita ka ardhur. Sojin e tyre kriminal dhe kryeministrin e tyre do ta hedhim nga urat e pushtetit!!!!
KOHA JONË SONDAZH

