Boçi: Ministria zbor maturantëve, pengon largimin në Gjermani
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi përmes një postimi në facebook, akuzon Ministrinë e Arsimit, që sipas tij po i bën zbor maturantëve.
”Ministria e Arsimit sorrollat paturpësisht maturantët që kërkojnë të ndjekin studimet në vendet e BE. Kalvari nuk mbaron. Nga Ministria e Arsimit në DAR, nga DAR tek Ministria e Jashtme e pastaj përsëri prapaktheu. Tamam zbor”,-shkruan Boçi.
Sipas deputetit demokrat, shqetësimi vjen nga vetë prindërit që kërkojnë të rregjistrojnë fëmijët e tyre në Gjermani.
”Afati i fundit është data 15 korrik dhe zyrtarët e Ministrisë kërkojnë të dështojnë dëshirën e maturantëve. Qëllimi i ministrisë është banal. I shohin si klientë “me lekë” që “paguajnë” e kësisoj të mund t’i devijojnë drejt “të akredituarve” me….aspirina”.
KOHA JONË SONDAZH

