Boçi: Në kanionin e Holtës po ndërtohet digë, revoltohen banorët

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Luciano Boçi thotë se n kamionin e Holtës në bashkinë Gramsh po ndërtohet një digë duke revoltuar banorët e kësaj zone.

Sipas Boçit, “dhuratën” ia ka bërë peshqesh Gramshit ministri Damian Gjiknuri për interesa të ulëta financiare dhe pa konsultim publik.

Statusi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

ALARMI QË VJEN NGA HOLTA

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës në bashkinë Gramsh, një ndër bukuritë epike të natyrës shqiptare, ka revoltuar komunitetin e kësaj zone.
“Dhuratën” ia ka bë peshqesh Gramshit, deputeti dikur i zonës, ministri i sotëm Damian Gjiknuri, i cili dikur premtonte që do ta kthente zonën, për shkak të bukurisë së rrallë natyrore, në destinacion turistik!?
Sot ai po ekzekuton me një firmë të vogël, për interesa të ulta financiare atë që Zoti ja ka falë Gramshit me zemër të madhe.
Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik.
Përpos turp, një vendim i tillë vjen era klientelizëm e korrupsion.
Ai është i papranuesHëm dhe duhet të anullohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?