Boçi përgënjeshtron ministren Nikolla, publikon emailin
Në Komisionin e Medias ka pasur një debat të ashpër mes deputetit Luçiano Boçi dhe ministers së Arsimit Nikolla, e cila është akuzuar nga deputeti dhe PD-ja për skandalin e mos shpërndarjes së dëftesave për 420 mijë nxënës.
Vetë Nikolla i cilësoi shpifje akuzat e deputetëve demokratë, teksa shtoi se me ta do të përballet në Prokurori.
Ndërsa Boçi i është përgjigjur me prova. Ai përgenjështroi në Komision Nikollën, e cila u shpreh se dëftesat me problem nuk ishin shpërndarë në shkolla dhe se gabimi ishte kapur në kohë.
Deputeti demokrat tregoi një email të nisur nga drejtoria arsimore Durrës drejtuar shkollave, ku kërkonte ndërprerjen e plotësimit të dëftesave për shkak të gabimeve deri në riprintimin e tyre dhe ato që janë shpërndarë të rimblidhen.
KOHA JONË SONDAZH

