Boçka refuzoi notën e protestës, Vuçiç: E mohojmë si ambasador në Beograd

Nuk pritej tjetër gjë, sepse ndeshja Shqipëri-Serbi, i ka kapërcyer  caqet e një ndeshje sportive duke kaluar në anën diplomatike. Gjatë mbërritjes në Tiranë, serbët pretenduan se është goditur me gur autobusi i tyre, ndërkohë që policia identifikoi një 14-vjeçar si autor të hedhjes ë një objekti pa pasoja drejt autobusit të delegacionit serb.

Reagimi i Vuçiç, pas incidentit     

Pas refuzimit të përgjigjes ndaj notës së protestës së ambasadorit shqiptar në Serbi, Ilir Boçka, kryeministri Aleksandar Vuçiç thotë se Serbia do ta mohojë atë si ambasador.

Gjatë konferencës për shtyp me kryediplomatik britanik Philip Hammond, Vuçi tha se Shqipëria duhet të reagojë për notën e protestës. Serbia mund të përgjigjet me dy mënyra, vijoi ai, ose të deklarojë Boçkën person “non grata”, ose në 6 muajt e ardhshëm asnjë zyrtar nuk do të komunikojë me të.

"Në gjashtë muajt e ardhshëm ai nuk do të mund të takohet me mua, dhe as me ndonjë zyrtarë tjetër, një sjellje e tillë jodiplomatik nuk mund të kuptohet", tha Vuçiç.

Ministria e Jashtme serbe i dorëzoi një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë, i cili nuk iu përgjigj thirrjes, lidhur me incidentin për goditjen me gurë të autobusit me ekipin kombëtar të futbollit të Serbisë.

Reagimi i Ministrisë së Jashtë Shqiptare

Ministria e Jashtme shqiptare e quan një reagim jo proporcional atë të Serbisë, lidhur me ambasadorin shqiptar në Beograd, Ilir Boçka. Zëdhënësi i MPJ-së, Glevin Dervishi tha për mediat se reagime të tilla shkojnë përtej rregullave të gjithë pranuara të së drejtës ndërkombëtare.

“Jemi të zhgënjyer nga veprimet e autoriteteve serbe, që paragjykojnë vullnetin e mirë e të plotë të Autoriteteve shqiptare për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit dhe ndarjen e sportit nga politika.  Komunikimi i papërshtatshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme serbe me përfaqësuesin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, është një reagim jo-propocional. Reagime të tilla, si dhe leximi arbitrar i imuniteteve dhe privilegjeve të diplomatëve, shkojnë përtej rregullave të gjithë-pranuara të së drejtës ndërkombëtare dhe na kujtojnë praktika të tejkaluara”, është shprehur Dervishi.

Sakaq, para ndeshjes lojtarët e kombëtares serbe janë parë të ecin qetësisht në rrugët e Tiranës, çka tregon se situata nuk ka kaluar aspak përtej pretendimeve serbe, ndryshe nga ndeshja e kaluar në Beograd.

SHKARKO APP