Bode në bordin e Bankës së Shqipërisë

Ish-ministri i Financave i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, mund të jetë kandidat për anëtar në Bordin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Me gjasa, i propozuar nga qeveria.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, mbështetur në propozimet e bëra nga Kuvendi për 5 anëtarë dhe nga Këshilli i Ministrave për tre anëtarë.

Të gjithë këta votohen në Kuvend. Aktualisht, janë dy anëtarë të Kuvendit që u ka mbaruar mandati dhe pritet që të zgjidhen gjithsej 6 anëtarë nga të cilët 3 nga qeveria dhe 3 nga Kuvendi, në kohën kur opozita mungon në Kuvend edhe zgjedhjen e kandidatëve në Parlament e bën sërish mazhorancën e vetme që ka edhe shumicën e votave, plot 77 për të votuar kandidatët. /TCH/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?