Bode: Qytetarët kanë arsye të protestojnë, opozita ringjall…
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në ”Ora News”, tha se qytetarët dalin për një sërë arsyesh në protestën e nesërme të opozitës, duke nënvizuar se shkaku kryesor janë ekonomike.
”Problemet ekonomike janë ato që i shtynë më shumë për të reaguar dhe për të protestuar. Njerëzit në reagimet e tyre, pavarësisht se politika do të përdorë këto pakënaqësi ekonomike për interesa politike. Nuk ndodh në një vend demokratik që problemi të jetë opozita. Vetëm në Shqipëri ndodh që pas kaq vitesh potencohet opozita. Sigurisht, opozita ka kusuret e veta. Të rritjes së kredibilitetit, të rritjes së një shprese që pikërisht për dobësinë e opozitës nuk ekziston aktualisht dhe kjo shkallë e lartë dëshpërimi shoqëruar me emigrim të gjerë vijnë edhe për shkak të opozitës, por problemi kryesor është qeveria”,-tha Bode.
Sulçe: Pritet të mos jenë shumë njerëz në shesh?
Bode: Unë mendoj se do të ketë reagim, por nuk mendoj se demonstrimi politik përbën tehun e një proteste. Opozita në demokraci është institucion dhe kur qeveria ka rrënuar shpresën tek qytetarët, opozita e ringjall shpresën dhe besimin tek vendi i vet.
KOHA JONË SONDAZH

