Body Code, të stërvitesh si Ronaldo në Tiranë
Flasin Rinda, Alma, Arbri e Mario, katër trajnerë personalë
Intervistoi Lorenc Vangjeli
A mund të bësh të njëjtën stërvitje në Tiranë si Usain Bolt, njeriu shigjetë? A mund të trajnohesh si kampioni i ri i Evropës, evropiani Cristiano Ronaldo, si Karim Benzema, Mario Gomes apo Pizarro, Quaresma apo dhe shqiptari Andi Lila? A mundesh të ushtrohesh si kampionët shqiptarë të alpinizmit që ngjitën Everestin apo si volejbollistes-modele Era Bici dhe Esmeralda Tuci? Përgjigja është tërësisht pohuese. Njëlloj si slogani i famshëm i presidentit Obama kur konkuronte për Zyrën Ovale: Po, ne mundemi!
Teknologjia dhe shpejtësia e transferimit të saj e bëjnë të mundur artin e stërvitjes së këtyre kampionëve edhe në Tiranë.
Ata janë katër. Si tre plus një Musketierët e Dumasë. Çdo ditë të javës, nga e hëna në të hënë. Në një shërbim dhe shërbesë që në Shqipëri është një risi, njëlloj siç është dhe shumëkund gjetkë; një risi e shkencës që e bën jetën më të këndshme dhe njeriun më të pashëm dhe më të shëndetshëm. Ata të katërt janë trajnerët personalë të Body Code, një trend i ri i pabesueshëm në Tiranë; palestra e dembelëve në rastin e keq dhe palestra e të pakohëve më rastin e mirë. Të rinj e të moshuar, i janë nënshtruar prej kohësh disiplinës gjermane të saj, që është dhe atdheu që e ka shpikur.
Rinda e Alma, Arbri dhe Mario, katër të rinj, secili me formim shkencor sportiv, janë trajnerët personalë që kanë përmirësuar shumë jetë në Tiranë. Të katërt ata, flasin së bashku për Javanews.al, për eksperiencën e tyre të mrekullueshme dhe punën fantastike që kryejnë ditë mbas dite në Body Code, këtë palestër të gjeneratës së re, e cila në një kohë minimale, afron rezultate maksimale për ushtruesit e saj.
1-Çfarë keni studiuar dhe sa kohë keni që punoni?
Të katërt ne kemi arsimin e lartë në Universitetin e Sporteve të Tiranës, Master Shkencor dhe një sërë specializimesh të ndryshme. Kemi disa vjet që ushtrojmë detyrën e trajnerit personal të Body Code në Tiranë. Që të mbërrish këtu është e nevojshme formimi universitar, master profesional ose Shkencor (preferohet shkencori me mesatare të lartë), eksperiencë si trajner personal. Por dhe këto nuk mjaftojnë sepse janë vetëm pasaporta fillestare: më pas nevojitet edhe një periudhë trajnimi 6 muajore për tu çertifikuar si trajner personal për stërvitje me elektrostimulim.
2-Çfarë është Body Code, sa kohë ka që ka ardhur në Tiranë një mundësi e tillë?
Body Code ka si qëllim të përmirësojë trupin dhe shëndetin, duke kursyer kohën maksimalisht pasi bazohet në pajisje teknologjike ku stërvitja ofrohet vetëm 20 minuta në javë, programe të personalizuar dhe sa më pranë klientit me qëllim kursim kohe.
Është themeluar në vitin 2012 si një markë me simbole shqiptare kuq e zi, ku ka si qëllim të jetë unike për shërbimet që ofron në trojet shqiptare dhe të jetë faktor ndërkombëtar pasi në rajon tashmë në këtë e kemi arritur.
Jemi krenarë të themi qe ky shërbim u është mundësuar shqipëtarëve me shpejt se në shumë shtete europiane që prej vitit 2012. Mund të themi se kjo teknologji kishte vetëm rreth 2 vjet që aplikohej në qendra sportive, mjekësore dhe vetëm në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Tani kjo formë stërvitore e cila është Made in Germany është shtrirë në mbarë botën me ritme shumë të shpejta. Ne si kompani tani disponojmë 10 degë dhe shërbimet tona ofrohen në Prishtinë, Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe rritja e sherbimeve tona nuk do të ndaloje pasi kërkesat e klienteve janë shumë të larta.
4-Sa kushton aparati që shërben për stërvitje dhe a mund të përdoret edhe në kushte shtëpie?
Në pamje të parë paisjet eleketrostimuluese që ne perdorim duken të shtrenjta pasi kanë vlerën rreth 15.000 euro, por duke analizuar se sa shumë permirëson shëndetin në kohë të shkurtër duke shpenzuar vetëm 20 minuta në javë, ne mendojmë se justifikon krejtësisht çmimin.
Aparati mund të përdoret në kushte shtëpie, por vetëm pas trajnimit dhe çertifikimit për mënyrën e perdorimit vetjak, por sigurisht rezultatet më ta larta arrihen nga aplikimi i nje trajneri personal me eksperiencë.
5-A është tashmë një trend që kënaq dembelët? Duan të duken bukur dhe nuk duan të harxhojnë kohë ose dhe nuk kanë kohë realisht? Ka kufi moshor për t’u përdorur?
Tashmë është shndërruar vërtet në trend pasi kjo formë stërvitore plotëson nevojat e kohës moderne. Nuk tingëllon bukur të thuhet se kënaq vetëm dembelët pasi stërvitja aplikohet nga mosha 16-80 vjeç. Ajo shërben edhe për çdo nivel stërvitor si për sportistë elitarë profesionistë që kërkojnë të përmisojnë dukshëm forcën shpërthyese, shpejtësinë dhe rezistencën. Stërvitja në këtë mënyrë sjell edhe përmirësim të sistemit kardiovaskualar mbi moshat 40 vjeçare, përmirësim dhe largim të dhimbjeve të kurrizit për shkak të profesionit, rënie në peshë, tonifikim apo dhe rritje të metabolizmit.
Në mbarë botën kjo formë stërvitore është në vetvete revolucion. Në fushën e sportit emra të mëdhenj si atleti Usain Bolt, futbollistët Karim Benzema, Gabriel Fernández, Cristiano Ronaldo, Claudio Pizarro, Mario Gómez, Ricardo Quaresma etj., grupi i alpinistëve shqiptarë që pushtoji majën e Everestit, volejbolliste elitare të kombëtares shqiptare si Era Bici & Esmeralda Tuci, futbollist i kombëtares Andi Lila dhe shumë të tjerë disiplinës së tyre stërvitore i kanë shtuar edhe këtë formë stërvitjeje.
6-Çfarë identikiti ka qytetari që troket në derën tuaj?
Në fillimet tona ne trokisnim në dyert e qytetarëve për t’i informuar mbi avantazhet e Body Code. E kishin të vështirë të na besonin sepse duket e pamundur që me vetëm 20 minuta në javë arrihen kaq shumë rezultate, por pas 4 vitesh ne kemi shembuj dhe afrojmë shembuj të shkëlqyer të punës me qytetarët që kemi stërvitur. Tek ne trokasin të gjithë, pasi siç përmendëm, stërvitja ofron programe të personalizuara, për çdo nivel stërvitor nga mosha 16-80 vjeç.
7-Keni ide, sa është e përhapur një “palestër” e tillë në rajon?
Jashtëzakonisht shumë. Nuk dimë të themi nëse ka ndonjë shtet ku kjo formë stërvitore nuk aplikohet. Besojmë se në 5 vjeçarin e ardhshëm nuk do të ketë individ që nuk e ka aplikuar këtë formë stërvitore.
8-Sa ndikon, sipas asaj që ju dini, një aktivitet i tillë në shëndetin e njeriut?
Jashtëzakonisht shumë, sipas studimeve në Universitetin e Sportve Këln, Gjermani, Universiteti Mjekësor Bayreuth, Gjermani dhe studimeve tona në Shqipëri, 20 minuta stërvitje me Body Code është mesatarisht e barbartë me 6 orë stërvitje tradicionale si vrap, aerobi etj. Për më tepër koefiçienti për tu demtuar është tepër i ulët. Madje shumë individë që kanë demtime per shkak të aktivitetit të vrapimit apo ngritjeve të peshave tek ne u jepet mundësia që të vijojnë stërvitjen.
9-Çfarë mendoni se do të duhej të ndryshonte në këtë aktivitet që ndikon direkt në shëndetin e qytetarit? Për shembull, në mënyrën sesi tatohet ky aktivitet nga shteti?
Po të ishte në dorën e biznesit apo individit në gjithë botën askush nuk do të pëlqente të paguante taksa. Por kjo nuk është e mundur. Ne jemi të lumtur nëse taksat që paguajmë investohen në gjelbërim, infrastukurë pasi kjo përmison cilësinë e jetës dhe na ofron më pranë qëllimeve tona që kemi ne si biznes.