Bogdani nxjerr foton: Kur Veliaj denoncohet nga Ora News, “drejtësia” heton dhe sekuestron median dhe jo politikanin!
Ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani, ka dënuar rrethimin e Rtv Ora dhe Ora News nga policia. Në një postim në facebook, ai thotë se pushteti terrorizoi gazetarët me RENEA-n.
Duke e konsideruar një diktaturë të pastër, Bogdani thotë se kur Veliaj denoncohet nga Ora News, drejtësia heton dhe sekuestron median dhe jo politikanin dhe kjo sipas tij nuk është asgjë tjetër veçse kapje e shtetit.
Bogdani: Ia moren doren me kallash ne dore! Edhe sot, sikurse tek prishja e Teatrit Kombetar ne mes te nates si hajdute, tek Ora News kishin derguar forcat RENEA te armatosur deri ne dhembe per te terrorizuar gazetaret!!! Ky shtet ka marre fund!!! Kjo eshte diktature e paster ne mes dites me diell!!!
Askush nuk duhet te jete mbi ligjin, por asnjehere ligji nuk duhet te jete i askujt!!! Kur Veliaj denoncohet nga Ora News, ‘drejtesia’ heton dhe sekuestron median dhe jo politikanin!!! Shtet i kapur!!!